“Unë kam treguar gjithë çfarë kam ditur, kontaktin me atë person, dhe mendoj se ata më tutje do të komunikojnë me ata persona dhe që do të vjen deri te diçka konkrete. Nëse ka qenë oferta të ma japin xhirimin, atëherë jam e sigurt se ka më shumë kopje”, ka thënë Trajkoviq.
Ajo ka thënë se kanë kërkuar para për këtë xhirim.
“Kanë kërkuar para, e unë iu kam thënë – unë nuk kam para për vete, e jo më për këto gjëra”, ka pretenduar Trajkoviq.
Ajo ka thënë se origjinali i xhirimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit i është dorëzuar dikujt nga qeveria e Serbisë.
“Ka pasur pretendime se origjinali i është dorëzuar një anëtari të qeverisë së Serbisë, dhe duke marrë parasysh besueshmërisë së kësaj deklarate, pres që kjo të vërtetohet në mënyrë legale”, ka thënë Rada Trajkoviq./Insajderi.com.