×
  • Sport
  • Euro 2020

    Trajneri i Portugalisë: “Gjermania e meritoi fitoren”

    Insajderi
    19 June 2021 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur pas humbjes nga Gjermania me rezultat 4-2, përcjell Insporti.

    Santos tha se fitorja e Gjermanisë ishte e merituar,  por skuadra e tij ka mundur të bëjë më mirë në disa momente.

    “Ne filluam mirë, me organizim të mirë të lojës, duke kërkuar sulmin, duke patur disa raste. Ne përdorëm mirë një kundërsulm,pasi e dinim që është një nga pjesët e lojës  ku ata kanë vështirësi”

    “Gjermania ishte më e mirë, por ne ishin ende në lojë. Ne patëm një rast të dytë në një kundërsulm që mund të ishte gol dhe mund të kishte rezultuar ndryshe ndeshja”.

    “Pas pjesës së parë, u përpoqa ta ndryshoja, por ne përfunduam duke pësuar golat e tretë dhe të katërt. Kjo tronditi ekipin, i cili përsëri u përpoq të reagonte. Ne e zvogëluam epërsinë në 4-2, kishim një ose dy raste, por Gjermania gjithashtu rrezikoi. Ishte një fitore e merituar për Gjermaninë”, deklaroi Santos

    Ndryshe, portugezët kanë bilanc negativ në përballjet me Gjermaninë, ndërsa nuk kanë fituar asnjëherë në 20 vitet e fundit.

    Herën e fundit që portugezët arritën të mposhtnin gjermanët është në Euro 2000 , që u mbajt në Belgjikë dhe Holandë.

    Gjermania rënditet e dyta me 3 pikë në Grupin F, e përcjellur nga Portuglia (3) dhe Hungaria (1), me Francën që mban kreun me 4 pikë. /Insporti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark