Insajderi
Insporti

Trajneri i Trepçës, Beçiragiç me fitore të madhe në Eurobasket

Insajderi
02 September 2025 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trajneri i Trepçës, Beçiragiç me fitore të madhe në Eurobasket
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eurobasketi vazhdon me ndeshjet e fazës së grupeve dhe befasitë nuk mungojnë. Bosna dhe Hercegovina ka arritur të mposhtë Greqinë me rezultat 80:77, duke bërë, një hap të rëndësishëm drejtë kualifikimit tutje.

Skuadra që po udhëhiqet nga strategu Beçiragiç, njëherit edhe trajner i Trepçës, ia shkaktoj humbjen e parë Greqisë së yjeve. Në mungesën e yllit kryesor, Dzanan Musa, ishte Jusuf Nurkic ai që shkëlqeu me double double prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Derisa Sloukas ishte më i miri te grekët me 15 pikë. Bosnja me këtë fitore ka shkuar në rekordin dy fitore dhe dy humbje, derisa grekët pas 3 fitoreve pësuan humbjen e parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark