Trajneri i Zvicrës flet për herë të parë për largimin e Xherdan Shaqiri - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Zvicrës flet për herë të parë për largimin e Xherdan Shaqiri

    Insajderi
    18 July 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin pas Euro 2024 është duke kaluar pushime dhe ka zgjedhur detin e Majorkas për të bërë plazh.

    Yakin u pyet edhe për pensionimin e Xherdan Shaqirit, i cili u tërhoq menjëherë pas Kampionatit Europian, shkruan Indeksonline

    “Më vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit në të gjitha aspektet sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Dhe gjithashtu kam respekt të jashtëzakonshëm për të si person. Nga sot, nuk pres që edhe ndonjë lojtar tjetër të pensionohet”, u shpreh Murat Yakin nga Majorka.

    Kujtojmë që Shaqiri nuk mori shumë minuta në Euro 2024, por në atë ndeshje që pati paraqitje arriti të shënonte një supergol ndaj Skocisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark