×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Trajtimet shëndetësore jashtë vendit” – ky është numri i rasteve që po hetohen policia

    Insajderi
    11 December 2022 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bujar Kaquri ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Fondin për Sigurime Shëndetësore ka treguar për Insajderin, se sa lëndë për të cilat dyshohet për keqpërdorimin për trajtimet jashtë vendit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

    Kaquri ka konfirmuar se janë 12 lëndë të cilat është duke i hetuar policia.

    “Po, kemi kërkesë zyrtare nga polici hetues i rastit për pajisje me dokumente të cilat ata i vlerësojnë se ka elemente për hetime. Nëse nuk gabohem diku 12 raste janë deri tash që janë kërkuar shkresat e lëndës, të cilat janë vlerësuar se janë në proces hetime. Ka mundësi të gjetjes së shkeljes eventuale e cila është bërë gjatë procesit”, deklaroi Kaquri për InDoks të Gazetës Insajderi.

    I pyetur se a është policia duke hetuar edhe rastet e keqpërdorimeve me tender, ai ka deklaruarPrej që jam unë në pozitë vetëm për programin për trajtim jashtë vendit”.  

    Intervista e plotë:

    InDoks, 5 muaj më parë ka realizuar një emision i cili fliste për keqpërdorimet brenda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark