Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, tha se nuk do të mbrojë kandidatin republikan për president, Donald Trump, pas komenteve vulgare që ka bërë për gratë.
Ryan, i cili është edhe vetë republikan, tha se nuk do të bëjë fushatë me Trumpin përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Në vend të kësaj, ai tha se do të bëjë fushatë për kandidatët republikanë të Kongresit.
Trump ka shkruar në Twitter se Ryan nuk duhet të humbë kohë duke e luftuar atë.
Në një video të vitit 2055, e publikuar të premten, Trump tregon se si ka dashur të ketë marrëdhënie seksuale me një grua të martuar dhe bën komente të pista për gratë, shkruan rel.
Fushata e kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se është “shumë vonë” për liderët republikanë që të kthehen kundër Trumpit.