Insajderi
Lajme

Transferohet nga Shqipëria i dënuari për trafikim armësh, edhe rreth 4 vjet tjera do t’i vuajë në Kosovë

Insajderi
12 May 2026 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Transferohet nga Shqipëria i dënuari për trafikim armësh, edhe rreth 4 vjet tjera do t’i vuajë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj se nga Shqipëria për në Kosovës, është transferuar një person, i cili është i dënuar ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’.

Në njoftim shtohet edhe se, R.F , i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e ka vuajtur në shtetin e Shqipërisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një (1) transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë. Me datën 12.05.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R. F.  i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale: ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar. Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark