Transplantimi i kokës mund të kryhet deri në vitin 2030 - Insajderi
×
LifeStyle

Transplantimi i kokës mund të kryhet deri në vitin 2030

Insajderi
26 December 2019 - 09:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bruce Matthew, ish drejtor i neurokirurgjisë në spitalin e Universitetit Hall, beson se kirurgët nuk do të mund ta transplantojnë vetëm kokën njeriut, por se do të duhet ta transplantojnë edhe gjithë palcës së kurrizit në trup tjetër.

Deri tani disa shkencëtarë, të cilët janë përpjekur ta kryejnë transplantimin e kokës, kryesisht janë fokusuar në metoda të cilat e prishin palcën kurrizore, idenë, të cilën dr. Matthew i cili ka kryer në më shumë se 10.000 operacione, e quan “shumë qesharake”.

Por ky kirurg pretendon se avancimi në neurokirurgji, robotizim dhe transplantim të qelizave amë do të thotë se është e mundur që përsëri të përforcohet e gjithë palca e kurrizit me kokën gjegjëse në trup tjetër. Parashikohet se kjo mund të ndodhë edhe para vitit 2030.

“Në fillim e kishim për qëllim vetëm ta diskutojmë këtë dhe të bisedojmë për këtë ide e cila në “topin e parë” na është dukur si marrëzi, por atëherë kam kuptuar se në të vërtetë nuk është aq marrëzi. Nëse e transplanton trurin dhe mbani trurin dhe palcën e kurrizit bashkë, kjo në të vërtetë nuk është e pamundur. Trurin duhet ta mbani të ngjitur me palcën e kurrizit. Mendimi  që kjo bëhet ndryshe, është shumë qesharake. Momentalisht mund të ngjitni një apo dy nerva, por duke falënderuar robotizimit dhe inteligjencës artificiale së shpejti këtë mund të bëjmë edhe me 200 nerva. Është e qartë se është shumë vështirë të nxirret palca e kurrizit pa dëmtime, na duhet një sërë aftësimesh, por besoj se kjo është e mundur të kryhet në 10 vjetët e ardhshme”, ka thënë Matthew.

Edhe pse kjo metodë nuk do t’iu ndihmonte atyre të cilët kanë lëndime të kurrizit, ajo do të ndihmonte personave me sëmundje degjenerative të muskujve.

Matthew ka thënë se ende ekzistojnë dyshimet rreth asaj se sa do të mund të integrohen pjesët e transplantuar me aq ADN të personave tjerë dhe se ndoshta do të duhet të barten edhe bakteret nga zorrët. Ai beson se me transplantimin e qelizave amë mund të pengohet refuzimi eventual i indeve./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark