Insajderi
Lajme

Transporti publik në Prishtinë falas gjatë marshit për UÇK-në

Insajderi
01 October 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Transporti publik në Prishtinë falas gjatë marshit për UÇK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, me rastin e organizimit të marshit në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të komunës, qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë transportin publik falas në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në 20:00.

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se kjo masë është marrë me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në marsh.

Kujtojmë se sot do të zhvillohet marsh madhor në kryeqytet, për të kundërshtuar vendimin e padrejtë që mori Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark