Insajderi
Lajme

Transportonte 27 qingja pa dokumentacion, ndalohet një person në Bjeshkët e Istogut

Insajderi
24 May 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Transportonte 27 qingja pa dokumentacion, ndalohet një person në Bjeshkët e Istogut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar në zonën e Bjeshkëve të Istogut, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se po transportonte kafshë pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 23 maj 2026, rreth orës 19:25, kur autoritetet kanë ndaluar një automjet tip furgon të drejtuar nga një mashkull i dyshuar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 27 krerë qingja, për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumentacionin përkatës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa kafshët përkohësisht i janë lënë në përkujdesje të të dyshuarit. Ndërkohë, furgoni është konfiskuar nga policia.

“Bjeshkët e Istogut 23.05.2026–19:25. Është ndaluar një i dyshuar m/k me automjetin e tij furgon në të cilin ishte duke transportuar 27 krerë qingja për të cilat nuk ka poseduar dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori dhe kafshët i janë lënë në përkujdesje të dyshuarit për një kohë të pacaktuar, ndërsa furgoni është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark