Trashëgimia e grave në Kosovë mes Kanunit e Ligjin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trashëgimia e grave në Kosovë mes Kanunit e Ligjin

    Insajderi
    21 October 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me dhjetëra gra po enden gjykatave duke kërkuar të drejtën për trashëgimi në pronë. Ndonëse, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ua mundëson atyre ta trashëgojnë pasurinë, familjarët apo bashkëshortët po i ikin ligjit në forma të ndryshme për të mos ua dhënë bijave apo ish-grave.

    N. Bukleta thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllain e saj për mosndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai.

    “I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës”, thotë Bukleta për gazetën. Ajo thotë sesi rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash.

    “Katër herë kam shkuar në Apel dhe përgjigjja që me jepej ishte ‘Jo, s’është e kryer ende’”, shprehet ajo. Bukleta thotë se ndikon shumë që është femër dhe nuk i takon pasuria, njofton Zeri.

    “As gjykatave s’po u besoj më, as avokatëve, as komunave sepse po e zvarrisin çështjen”, thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t’i drejtohen palës me fjalët : “Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)”, që sipas saj po i zhgënjen femrat t’i drejtohen gjykatave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark