Insajderi
Lajme

Tre deputetët e PDK-së votuan kundër për pakon e nënkryetarëve

Insajderi
11 February 2026 - 19:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre deputetët e PDK-së votuan kundër për pakon e nënkryetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës u votuan në pako nga 104 deputetë, që ishin pro, tre kundër dhe gjashtë abstenuan.

Deputetët që votuan kundër janë Ganimete Musliu, Nait Hasani dhe Sala Jashari nga PDK, ndërsa AAK abstenoi.

Kryesia e Kuvendit, me Albulena Haxhiun kryetare, do të përbëhet nga këta nënkryetarë:

Ardian Gola – Lëvizja Vetëvendosje

Vlora Çitaku – Partia Demokratike e Kosovës

Kujtim Shala – Lidhja Demokratike e Kosovës

Sllvako Simiq – Lista Serbe

Emillija Rexhepi – Komunitetet pakicë joserbe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark