Insajderi
Lajme

Tre muaj pa paga, punëtorët e NPB-së protestojnë para Komunës së Prishtinës

Insajderi
05 October 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre muaj pa paga, punëtorët e NPB-së protestojnë para Komunës së Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore do të protestojnë sot para objektit të Komunës së Prishtinës, për shkak të mosrealizimit të pagave.

Protesta do të mbahet më 5 tetor 2026, nga ora 10:00, ndërsa punëtorët thonë se tashmë po hyjnë në muajin e tretë pa paga.

Sipas njoftimit të tyre, kjo situatë është krijuar pas një vendimi gjyqësor që ka rezultuar me bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes, duke pamundësuar pagesën e pagave.

Punëtorët shprehen se mungesa e pagave u ka shkaktuar vështirësi të mëdha financiare dhe ka ndikuar në përmbushjen e obligimeve të tyre personale dhe familjare.

Përmes protestës, ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për zgjidhjen e situatës dhe mundësimin e pagesës së pagave.

Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Prishtinës, ndërsa organizatorë janë vetë punëtorët e NPB-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark