Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Tre persona kanë mbetur të lënduar, njofton policia.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse” – ka thënë Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e policisë.