Insajderi
Lajme

Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

Insajderi
04 July 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre persona raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur, të raportuara gjatë 3 korrikut 2026, në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë. Për të gjitha rastet janë iniciuar hetime me qëllim të gjetjes së personave të raportuar si të zhdukur.

Rasti i parë është raportuar në rrugën “Arsim Luzha” në Prishtinë. Një qytetar ka njoftuar policinë se babai i tij është larguar nga shtëpia më 2 korrik, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Një rast tjetër është raportuar në Istog. Një grua ka bërë të ditur se vëllai i saj është larguar nga shtëpia që më 9 maj 2026 dhe familja ende nuk ka arritur të marrë informacione për vendndodhjen e tij.

Ndërkohë, në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia më 1 korrik, rreth orës 15:00, dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të tria rastet janë duke u trajtuar dhe mbeten nën hetime, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e personave të zhdukur. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark