Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur mbrëmjen e martes në Kosovë.
Rreth orës 20:00 në rrugën Lipjan Shtime në fshatin Grackë e Vogël si pasojë e një aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona ndërsa janë lënduar gjashtë të tjerë.
Florie Ahmeti zëdhënëse e policisë tha për Insajderin se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura.
“Ndërsa kanë mbetur të vdekur R.E 1997, mashkull , G.E 1992 femer. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në institutin e mjeksisë ligjore”, tha Ahmeti.
Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë që ndodhet përgjatë rrugës Podujevë-Prishtinë, gjatë së cilit ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar dhe tre persona tjerë janë lënduar.
Drejtori i Emergjencës në QKUK Bastri Lenjani tha për Insajderin se gjatë 24 orëve të fundit i kanë pranuar 16 persona të lënduar në aksidente trafiku.
Ai tha se të lënduarit nga dy aksidentet në Shtime dhe Podujevë janë duke e vazhduar trajtimin në këtë qendër klinike. /Insajderi.com