Insajderi
Lajme

Tre policë sot dalin para gjykatës, prokurori kërkon paraburgimin e tyre-Ja për çfarë dyshohen

Insajderi
08 May 2026 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre policë sot dalin para gjykatës, prokurori kërkon paraburgimin e tyre-Ja për çfarë dyshohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në të cilën paraqiten dyshimet e këtij institucioni ndaj tre zyrtarëve policorë: Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri.

Sipas dosjes, për të tre ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Alfred Ismajli dyshohet për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelja e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.

Artan Shala dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Ndërkaq, zyrtari Bion Beqiri dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.

Që të tre sot, nga ora 13:00, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku prokurori do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark