Insajderi
Lajme

Tre shqiptarë nga Kosova të vdekur si pasojë e rënies së skeleve në Vjenë, publikohet fotoja e njërit prej viktimave

Insajderi
17 March 2026 - 21:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre shqiptarë nga Kosova të vdekur si pasojë e rënies së skeleve në Vjenë, publikohet fotoja e njërit prej viktimave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti me skele në Vjenë të Austrisë, të ndodhur përgjatë së martës.

Të paktën kështu ka thënë një familjar i njërit prej viktimave, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan Insajderi.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmim për humbjen e jetës së djalit të axhës i cili humbi jetën në vendin e punës në Vienë të Austrisë bashkë me shokët e tij nga Kosova”, ka shkruar njëri nga familjarët.

Njëri nga katër viktimat është Pajtim Bajrami, nga Komuna e Skenderajt.

Siç kanë raportuar mediat austriake, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark