Insajderi
Lajme

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes

Insajderi
18 August 2026 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdes.

Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë ikjes i dyshuari ka goditur me automjet një 17-vjeçare.

“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Po gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

“Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar”, tha Bytyqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark