Insajderi
Lajme

Tre të arrestuar për “Lëndim të rëndë trupor” në Vushtrri

Insajderi
27 August 2025 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre të arrestuar për “Lëndim të rëndë trupor” në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor”.

Arrestimi i tyre është realizuar pasi ishte pranuar njoftimi se tre persona ishin përfshirë në një përleshje mes tyre dhe dyshohet se ishin përdorur edhe mjete të forta dhe një mjet i mprehtë(thikë).

“Tre personat e dyshuar të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-Vushtrri. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e prej aty nën përcjelle policore është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimin dhe shikimin e vendit të ngjarjes, janë intervistuar dy persona të dyshuar dhe dëshmitarët dhe është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit dhe me udhëzim të tij është iniciuar rasti penal ,,Lëndim i rëndë trupor”.

“Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark