Insajderi
Lajme

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut

Insajderi
16 May 2026 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës, Driton Rugova i tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas aksidentit ekipet emergjente dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark