Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, duke shtuar se të përfshira dyshohet se në aksident janë dy vetura.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.