Insajderi
Lajme

Tre të mitur i dorëzojnë në polici 100 euro që i gjetën në sheshin e Kamenicës

Insajderi
30 December 2025 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre të mitur i dorëzojnë në polici 100 euro që i gjetën në sheshin e Kamenicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre të mitur në Kamenicë kanë dorëzuar në polici 100 euro që i kanë gjetur në sheshin e qytetit, njofton policia.

Ato i janë dorëzuar pronarit.

“Sot me datën 30.12.2025 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë tre të mitura kanë dorëzuar në polici njëqind (100) euro para të gatshme të cilat i kishte gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark