Tre zyrtarë të PDK dalin sot në konferencë për media – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre zyrtarë të PDK dalin sot në konferencë për media

    Insajderi
    09 April 2022 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Aty njoftohet se do të flasin tre zyrtarë të lartë të saj.

    Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar, Ferat Shala, Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Blerand Stavileci, anëtar i Kryesisë.

    Arsyeja e kësaj konference s’është bërë e ditur, por ditët e fundit PDK ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për një varg çështjesh.

    Deputeti Ferat Shala, i cili do t’u drejtohet mediave, këtë javë në Kuvendin e Kosovës tha se qeveria po ndërhynë me punësime në institucionet e pavarura. Këtu ai përmendi konkursin në Korporatën Energjetike të Kosovës ku u punësuan qindra persona.

    Ai kishte thënë se me veprimet e tilla do të duhej të merreshin organet e drejtësisë.

    Po në Kuvend, Shala, kishte pyetur ministren e Ekonomisë, Rozeta Hajadri, se pse ishin përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai.

    Partia e Memli Krasniqi, prej kohësh ka paralajmëruar themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së mirë, gjë e cila ende nuk është realizuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark