×
  • Lajme
  • Lajme

    Tregimi tronditës i një burri të dhunuar seksualisht gjatë luftës

    Insajderi
    23 March 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Më kanë futur në një ndërtesë shkallëve poshtë, më kanë zhveshur dhe më ka dhunuar njëri nga ta. Ante i kanë thënë dhe ka pasur një shenjë në ballë, i madh dy metra dhe emrin e ka pasur Antiq”.

    Kjo është pjesë e tregimit tronditës të një burri kosovar të dhunuar në luftën e fundit në Kosovë nga forca serbe.

    Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ky burrë që është vetëm njëri prej viktimave të luftës së vitit 1999, ka treguar në detaje për ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur në qendër të Prishtinës.

    “Kjo më ka ndodhur mua në restaurantin, në atë kohë i njohur si “Restaurant Beogradi” – është podrum përballë tash kinemasë “ABC”. Aty kanë qenë edhe dy femra dhe nuk di gjë për historinë e tyre. I pranishëm ka qenë edhe një shqiptar, që kishte bashkëpunuar me policinë serbe në atë kohë, por që siç duket nuk i kishe kryer detyrat mirë dhe e kishin rrahur. Kaq di të them për atë vend”, tregon ai.

    Ai rastin e tij thotë se e ka lajmëruar menjëherë pas përfundimit të luftës, kurse tani pret nga institucionet që sa më shumë ta njoftojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara “që në Kosovë është bërë dhunë sistematike seksuale ndaj gjinisë femërore, por edhe mashkullore”.

    “Le të binden një herë e përgjithmonë edhe Kombet e Bashkuara se në Kosovë është kryer gjenocid i të gjitha formave”, ka thënë ai./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark