“Tregtarët u rrahën mes vete”- policia me detaje shtesë për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tregtarët u rrahën mes vete”- policia me detaje shtesë për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren

    Insajderi
    22 November 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin në Prizren, të ndodhur mëngjesin e hershëm të së mërkurës, ku u lënduan 10 persona.

    Siç njofton policia, gjithçka ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes tregtarëve të kafshëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim te mëtejmë ne QKUK”, thuhet në njoftim.

    “Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, vijon njoftimi.

    “Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes  ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur ne vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura te mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet ne afat prej  48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij. Policia rajonale ne Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    31 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark