Një aksident trafiku mes një treni dhe veture ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës.
Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova ka thënë se si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për t’iu ofruar ndihma mjekësore.