Treni provokues i Serbisë nesër vjen deri në kufi me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Treni provokues i Serbisë nesër vjen deri në kufi me Kosovën

    Insajderi
    31 January 2017 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Treni provokues i Serbisë sërish merr udhën në drejtim të Republikës së Kosovës. Por kësaj here do të ndalet deri në kufi – Merdare.

    Me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ky tren gjatë 10 ditëve të para të shkurtit do të udhëtojë nga Nishi në Merdare.

    Ai pritet të lëshohet nesër në orën 03:55 të mëngjesit, ndërsa nga Merdare për Nish nisja do të jetë në orën 13:20, shkruan agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

    Ky tren ishte planifikuar të kishte linjë të rregullt nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut, por nuk arriti ta përfundojë drejtimin e tij, pasi ai u ndalua me 14 janar në Rashkë. Organet e rendit të Republikës së Kosovës kishin marrë të gjitha masat për të mos lejuar futjen e tij në Kosovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark