Trepça në dorë të Kushtetueses – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trepça në dorë të Kushtetueses

    Insajderi
    17 October 2016 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës do të dorëzojë nesër në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP-së.

    Kjo pasi Ligji për Trepçën i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës nuk mund të hyjë në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

    Ndërkohë, bazuar në ligj, vetëm deri me 2 nëntor ka afat që Ligji për Trepçën të hyjë në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet të shkojë në likuidim.

    Por nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është aktivizuar dhe nesër do t’i dorëzojë Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht deri në marrjen e një vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

    Avokati Besnik Berisha, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK-në se puna në hartimin e ankesës ka filluar dhe beson se nesër do të dorëzohet në Kushtetuese.

    Sipas tij, janë të gjitha kushtet që Gjykata të pezullojë likuidimin e Trepçës deri në marrjen e një vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark