Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje nuk i mungoi përkrahja nga afaristi Ridvan Muharremi. Kësaj here në një mënyrë pak më ndryshe. ‘Ridi’ tregoi mbështetjen përmes ushqimit në biznesin e tij “Bukë e Zemër”.
Me 11 shkurt 2021, saktësisht 3 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, furra “Bukë e Zemër” ilustroi numrin 127 me majonez në tabakun e ushqimit përkrah sandviçit.
Numër ky që garoi pushteti i Kurtit në zgjedhjet e shkurtit 2021.
Ndryshe, ditën e djeshme është arrestuar Ridvan Muharremi nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.
Muharremit i është bastisur banesa dhe një pronë tjetër e tij, për më shumë se dy orë nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dëgjohen në disa audio-incizime të publikuara nga “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar./Insajderi.org/