Insajderi
Lajme

Tri gra viktima të dhunës në Prishtinë, Fushë Kosovë e Graçanicë

Insajderi
11 September 2026 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri gra viktima të dhunës në Prishtinë, Fushë Kosovë e Graçanicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka evidentuar disa raste të dhunës në familje dhe dhunës fizike në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Në Prishtinë, më 10 shtator rreth orës 08:00, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit dhe me pëlqimin e viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë rreth orës 15:00, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Rasti po hetohet në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Në Graçanicë, rreth orës 15:25, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Fushë Kosovë, dy burra janë përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshjeje, ku të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark