×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri kërkesat e Vetëvendosjes për deputetët në Shqipëri për votimin e një projekt rezolute për gjenocidin serb

    Insajderi
    08 December 2020 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje, dega në Shqipëri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, presidenti, kryeministri, Akademia e Shkencave, Avokates së Popullit dhe partive politike në Shqipëri të votojnë për një projekt-rezolutë mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Sipas njoftimit nga VV-ja, projekt-rezoluta i “referohet rezolutave dhe deklaratave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në vitet 1998-1999, Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës së vitit 2019 mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, si dhe shtron disa kërkesa ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë”.

    Kërkesat e VV-së për deputetët e Shqipërisë ishin:

    • Caktimin e datës 15 Janar, ashtu siç ka vepruar edhe Kosova, si “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ngritjen e një memoriali në Tiranë, si dhe protokollin përkatës shtetëror për aktivitetet e kësaj date në koordinim me autoritetet e Republikës së Kosovës.

    • Ndryshime në Kodin Penal në lidhje me çështjen e gjenocidit, si dhe përshtatja e kurrikulave shkollore për edukimin e brezave që vinë.

    • Ndërkombëtarizimin e çështjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, marrë parasysh faktin se Kosova ende nuk është anëtare në shumë prej tyre.

    Po ashtu, rezoluta shtron kërkesën edhe ndaj Serbisë në lidhje me njohjen, dënimin, kërkimfaljen dhe dëmshpërblimet që lidhen me gjenocidin e kryer nga aparatit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, “duke kërkuar edhe ndriçimin e plotë të fatit të të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur”.

    Në një njoftim publik, VV-ka ka thënë se pret që kjo rezolutë të miratohet para 15 janarit të 2021-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark