Insajderi
Lajme

Tri komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtojnë

Insajderi
20 October 2026 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tri komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhjet e tyre, ku në fokus do të jenë çështjet ekonomike, shëndetësore dhe administrata publike.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, transmeton Klankosova.tv.

Po në orën 10:00, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Shëndetësi, i cili do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillojë mbledhjen e radhës.

Në rend dite të këtij komisioni është raportimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark