×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tri mënyra për të nisur mëngjesin mbarë

    Insajderi
    06 March 2024 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Secili prej nesh ka dëshirë që të ketë më shumë gjumë në mëngjes.

    Për shumicën e njerëzve kërkon kohë që të zgjohen dhe të kalojnë një mëngjes të mbushur me punë.

    Këtu janë tri mënyra që do të ju ndihmojnë të keni një mëngjes më të mirë:

    Pini ujë

    Dy gota ujë në mëngjes është një shprehi që ja vlen ta mbani. Pirja e ujit në mëngjes ju ndihmon të hidratoheni pas gjumit.

    Uji ndihmon në largimin e toksinave, zhvillon qelizat që ndikojnë në një lëkurë më të bukur, dhe po ashtu ndikon në hidratimin e qelizave të trurit.

    “Përkëdheleni” veten

    Varësisht se çka pëlqeni më shumë, bëni atë gjë për veten. Dikujt i pëlqen grimi, dikujt rroba pak më të veçanta. Çkado që ju pëlqen, fillojeni ditën me atë.

    Përgatituni për sukses

    Edhe nëse për nga natyra nuk jeni “person i mëngjesit”, nëse i keni gjërat në rend dhe të gatshme, do të ju ndihmojnë që të kaloni një ditë të mbarë dhe produktive. Planifikoni opsionet tuaja të mëngjesit. Kështu kur të zgjoheni, do të keni gjithçka të gatshme dhe s’do të keni nevojë që të nxitoheni apo të vonoheni.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark