×
Show / Fashion

Tri mënyra për të rinovuar stilin, pa harxhuar

Insajderi
09 March 2019 - 14:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çfarë ndodh kur dëshiron të rinovosh stilin tënd, por njëkohësisht nuk dëshiron të harxhosh? Përgjigjen e kemi ne!

Stili nuk ka të bëjë me të ardhurat (fatmirësisht). Një femër mund të tregojë bukur edhe me veshjen më të lirë, edhe e kundërta. Cila pra është mënyra?

cddfa94891b3c7e1458acec24cd6a900

Fillo nga gjërat kryesore. Para se të filloshtë provosh tendencat e fundit, provo kombinime të sigurta, që të bëjnë të ndihesh e qetë dhe plot vetëbesim për pamjen tënde.

7f1f71c3451151460c55dae7ef579355

Studio disa truke stilistike. Vendos këmishën ose bluzën brenda xhinseve, përthyej xhinset mbi kyçin e këmbës, përthyej mëngët e xhaketës etj. Janë disa hapa që mund t’i praktikosh që sot në look-un tënd.

67ecccbf2e388bc923b7619abe27893e

Aksesorët. Mos investo në aksesorë të lirë që kanë jetë afatshkurtër. Përkundrazi fillo kërko në dollapet e mamit, apo edhe të gjysesh, për të gjetur “thesare” të vegjël. Do të shikosh se si menjëherë pamja juaj do të duket më tërheqëse.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark