Peggy Whitson është astronaute e cila ka vënë shumë rekorde. E përkushtuar në punën e saj si astronaute ajo është edhe biokimiste në profesion. Me shumë hobi të tjerë pos punëve, Whitson është një grua jashtëzakonisht aktive.
Ka vënë shumë rekorde si astronaute: Gruaja e parë komandante e Stacionit Internacional Hapësinor; Më së shumti ecje në hapësirë nga një grua (8 ecje); Gruaja më e vjetër e cila ka fluturuar në hapësirë (57-vjeç).
Ajo është rrugës për të vënë rekord për më së shumti ditë në hapësirë (duke i mbledhur ditët) nga një astronaut amerikan, tregon Al Jazeera në një reportazh për të.
“Në shumë raste, unë isha e vetmja grua në dhomë gjatë takimeve në fazat e mia fillestare në NASA. Duke punuar shumë mund të kalosh shumë nga pengesat,” thotë Whitson.
Whitston ka doktoruar në biokimi. Ajo ka kaluar kohë në hapësirë duke studiuar qelizat bazë për terapi kundër kancerit.
Hobit e saj janë ngritja e peshave, basketbolli dhe ski në ujë. Ajo ushtron dy herë në ditë kur është në hapësirë.
Whitson është rritur në një fermë në Iowa, dhe ka paguar për licencën për pilote me paratë që ka grumbulluar duke shitur pula.
“Unë ende mbaj rrënjët e mia të fshatit. Burri im dhe unë kemi një tokë ferme në Iowa,” shprehet ajo.
Peggy ndonjëherë bën edhe rrengje kolegëve të saj astronautë.
“Jam mbyllur në një çantë dhe dy kolegë të mi më kanë marrë në segmentin rus. Ata ishin mjaft të befasuar kur dola nga çanta,” tregon astronautja.
Di të mbajë harenë në udhëtimet e saj edhe pa gravitet duke luajtur me ushqim.
“Është kënaqësi të luash me ushqimin në hapësirë, pasi që është pak më ndryshe se në tokë,” thotë ajo.
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fajplusenglish%2Fvideos%2F938594519615389%2F&show_text=0&width=560″/]