Insajderi
Lajme

Tri rrugë e një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë mbesin pa ujë, KRU “Prishtina” del me njoftim

Insajderi
31 August 2025 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri rrugë e një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë mbesin pa ujë, KRU “Prishtina” del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në kryqytet do të mbesin pa ujë.

KRU “Prishtina” tha se kjo vjen pas një “defekti të papritur”.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana “do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga” Tirana”; Rruga” Vicianum”; Rruga” Bashkim Fehmiu”; Nje pjesë e lagjes Dardania. Mbeteni të njoftuar!”, njoftoi KRU “Prishtina”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark