Kryetari i Komunës së Skenderajit, ka publikuar një video të nxënësve të Shkollës “Shaban Jashari”, në Skenderaj, të cilët janë organizuar në mbështetje të UÇK-së me një kryevepër emocionuese duke formuar tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nura ndër të tjera ka shkruar “Tri shkronjat e arta”.
Postimi i plotë i Fadil Nurës:
Tri shkronjat e arta!
Kryevepër nga nxënësit e Shkollës “Shaban Jashari”, nën koreografinë e arsimtarit të Artit, Armend Rushiti!
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot nisi procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ish-krerët e UÇK-së u përshkruan si krijues të një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” nga Zyra e Pokurorit të Specializuar. ZPS i bëri përgjegjës ata, ndër tjerash, për vrasjen e 102 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi i dëgjuan akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria në ditën e parë të gjykimit në Hagë. Prokurorët njëri pas tjetrit u munduan ta dëshmonin për strukturën organizative dhe hierarkinë në UÇK, duke i bërë përgjegjës katër ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave e keqtrajtimin e anëtarëve të LDK-së dhe atyre që u tha se konsideroheshin si tradhtarë.