×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vajza gjejnë një kuletë me para dhe kartela bankare në Vushtrri, e dorëzojnë në polici

    Insajderi
    19 June 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol të cilin e kishin gjetur në rrugë.

    Sipas policisë, në kulet kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.

    Policia informoi se ka ftuar në stacion pronarin e portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark