Insajderi
Kulturë

Trieste mirëpret ekspozitën shqiptare të fotografisë “Nga Kujtesa në Prezencë”

Insajderi
11 April 2026 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trieste mirëpret ekspozitën shqiptare të fotografisë “Nga Kujtesa në Prezencë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekspozita fotografike “Nga Kujtesa në Prezencë” është hapur sot në Trieste, Itali, në kuadër të festivalit të fotografisë “Le Vie delle Foto”, duke sjellë një përzgjedhje të 34 fotografëve shqiptarë.

E realizuar nën patronazhin e Fokus Award, ekspozita paraqet zhvillimet më të fundit të fotografisë shqiptare dhe synon ta vendosë atë në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar.

Ekspozita, e kuruar nga Prof. Albes Fusha, bashkon autorë të afirmuar dhe artistë të rinj, duke reflektuar ndërthurjen mes kujtesës vizuale dhe kërkimit bashkëkohor artistik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark