Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin

    Insajderi
    15 February 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach, në jug të Austrisë, duke vrarë një 14-vjeçar. Sipas mediave vendase krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor.

    Sakaq, është arrestuar autori i sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi.

    Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.

    Një dëshmitar i sulmit pasi ka parë skenën, ka përplasur sirianin me makinën e tij, duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.

    Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark