×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tronditet gazetari i BBC, Kiev u bombardua teksa po raportonte “live”

    Insajderi
    10 October 2022 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shumë muajsh, Kievi u zgjua i tronditur nga shpërthimet e njëpasnjëshme. Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi e vetmja urë që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua në një shpërthim.

    Nga bombardimet u trondit edhe korrespondenti i BBC-së,  Hugo Bachega, i cili po raportonte drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.

    Hugo dhe ekipi i kamerave nxituan për të arritur në strehën e bombave.

    Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi  ndërsa detaje të tjera do të pasojnë më vonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark