Insajderi
Botë

Trump akuzon Iranin për “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit

Insajderi
26 June 2026 - 19:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump akuzon Iranin për “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald Trump ka publikuar një postim në platformën e tij Truth Social, ku akuzon Iranin për një “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti amerikan pretendoi se Irani ka lëshuar të paktën katër dronë ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë një që, sipas tij, “goditi drejtpërdrejt kuvertën e sipërme të një anijeje të madhe dhe shumë të shtrenjtë transportuese të mallrave”, raporton SkyNews.

“U shkaktuan dëme, por anija ishte në gjendje të vazhdonte rrugën e saj”, shtoi ai.

“Ne rrëzuam tre dronët e tjerë. Është e qartë se kjo është një shkelje e pamend e marrëveshjes sonë të armëpushimit”, tha Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark