Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu e cila këtë herë nuk ka bërë parashikimin e yjeve, por ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 Nëntor. Është Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden. Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet.
Meri Shehu: Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e Binjakëve. Joe Biden duke qenë shenja e Akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende koronavirusin.
Kurse Trump që është Binjak, ka në datën 3 Hënën në Binjak, që mund të jetë një shpërthim ose çlirim i atyre energjive që do ndodhin këto ditë që për hir të së vërtetës gjithë fushata amerikane, ndodh me Mërkur të kundërt. Do ketë lojëra të fshehta, publicitete dhe informacione të ngatërruara, mund të ketë problematika që krijojnë pengesa në ecurinë e gjërave deri në datë 3.
Planetët si energji ndihmojnë Joe Biden, por varet si e shfrytëzojnë të dy këtë energji që i japin planetet. Ndoshta Trump nuk e ka këtë energji planetare këtë kohë, por ka arritur të mbivendoset mbi këtë dobësi dhe ka bërë disa hapa para. Kaloi virusin gjë që e ka ndihmuar në imazh dhe në forcë.
Rudina Magjistari: Kush i fiton zgjedhjet?
Meri Shehu: Nga ana planetare është më i favorizuar Biden, por zgjedhjet nuk janë thjesht fitore dy kandidatësh, janë një grup i madh pune, si do i shfrytëzojnë këto gjëra është edhe personale por edhe grup menaxhues i madh. /tvklan.al