×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump arrin fitore në Karolinën e Jugut

    Insajderi
    25 February 2024 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti Donald Trump fitoi shtetin primar të kundërshtares të tij Nikkei Haley me një diferencë prej 20 pikësh, e që është fitorja e tij e katërt radhazi.

    Pas fitores në Karolinën e Jugut, Trump nuk ka përmendur zonjën Haley, e cila u zotua se do të qëndronte në garë. Në vend të kësaj, ai ka folur për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, ku me gjasë do të përballet me presidentin Joe Biden.

    “Ai po shkatërron vendin tonë dhe ne do të themi ‘dil Xho, je pushuar nga puna”, u ka thënë Trump mbështetësve të tij.

    Ai lavdëroi “unitetin” e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës, duke thënë se nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo.

    Ndërkohe Haley, e cila dikur shërbeu si një guvernatore popullore me dy mandate të Karolinës së Jugut, e përgëzoi kundërshtarin e saj për fitoren. Ajo premtoi se nuk do të hiqte dorë, megjithatë, duke thënë se afërsisht 40% e votave që mori nuk ishin pak.

    Sipas saj ka një numër të madh votuesish në zgjedhjet paraprake republikane që thonë se duan një alternativë, duke theksuar se nuk po heq dorë nga kjo luftë kur shumica e amerikanëve nuk e miratojnë Donald Trumpin dhe Joe Bidenin.

    Ajo është zotuar të qëndrojë në garë të paktën deri në “Super të martën” – 5 Mars – kur votuesit në 16 shtete do të hedhin votat e tyre në të njëjtën ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark