Insajderi
Biznes

Trump, bën thirrje Kinës për negocim të marrëveshjes tregtare

Insajderi
31 July 2019 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ai tha se një marrëveshje e vonuar do të ishte më pak tërheqëse për Kinën sesa një marrëveshje e arritur tani.

Komentet e tij në Twitter bëhen ndërkohë që zyrtarët amerikanë dhe kinezë po takohen në Shanghai për të ringjallur bisedimet. Të dyja palët po përpiqen të ulin pritshmërinë për një sukses në negociata.

Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë angazhuar në një luftë të fortë tregtare, duke vendosur tarifa ndëshkuese ndaj njëra-tjetrës që arrijnë më shumë se 360 miliardë dollarë në tregtinë dypalëshe.

Në samitin e G20s në muajin qershor, Presidenti Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord të ringjallin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së kushtueshme tregtare mes tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark