Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një video tetëminutëshe në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, dhe konfirmon se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Trump ka thënë se SHBA-të kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran në një video të postuar në Truth Social.
Ai tha se “aktivitetet kërcënuese” të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.
“Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, pohoi ai.
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, shtoi lideri amerikan.