Insajderi
Lajme

Trump dhe Xi Jinping diskutojnë në telefon për luftën në Ukrainë

Insajderi
24 November 2025 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump dhe Xi Jinping diskutojnë në telefon për luftën në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ku ata diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve “Xinhua”, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt të “zvogëlojnë dallimet”.

Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe.

Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë, shkruan Reuters


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark