Trump "eskalon" ndaj Kinës, ia vendos një tarifë tjetër marramendëse në përqindje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump “eskalon” ndaj Kinës, ia vendos një tarifë tjetër marramendëse në përqindje

    Insajderi
    08 April 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump do të vendosë tarifë befasuese prej 104% në të gjitha importet kineze të mërkurën, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

    Kina megjithatë priste rritje të tarifave për 34% të mërkurën, si pjesë e paketës tarifore “reciproke” të Trump. Por, presidenti amerikan vendosi 50% të tjera pasi Pekini nuk tërhoqi premtimin e tij për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane deri të martën, duke shtuar 84% shtesë në tarifa, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    Më herët të martën, Ministria e Tregtisë e Kinës tha se “kundërshton me vendosmëri” tarifat shtesë prej 50% për importet kineze, duke e quajtur atë “një gabim mbi gabim”. Ministria u zotua të përshkallëzojë hakmarrjen ndaj eksporteve të SHBA.

    Trump fillimisht vendosi tarifë 10% për të gjitha mallrat kineze në shkurt, pa përjashtime, duke e lidhur atë me rolin e pretenduar të vendit në ndihmën e imigracionit të paligjshëm dhe futjen e fentanilit në SHBA. Muajin e kaluar, ai dyfishoi normat.

    Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar mallra në vlerë prej 439 miliardë dollarësh, teksa SHBA eksportoi mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark