Trump: Evropa duhet ta kuptojë interesin e SHBA për Groenlandën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Evropa duhet ta kuptojë interesin e SHBA për Groenlandën

    Insajderi
    28 March 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump, i cili vazhdimisht ka thënë se dëshiron që SHBA të pushtojë Groenlandën, sapo ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.

    Sipas mediave të huaja, mësohet se Trump u pyet për udhëtimin e JD Vance në territorin e Arktikut.

    Trump thotë se Grenlanda është “shumë e rëndësishme për paqen në botë”, shkruan A2 CNN. Dhe ai më pas e vijon këtë bashkëbisedim duke thënë:

    “Unë mendoj se Bashkimi Evropian e kupton atë dhe nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet ta shpjegojmë atë”, tha Trump më tej.

    “Duhet të kemi Grenlandën. Nuk bëhet fjalë për ‘a mendon se mund të bëjmë pa të’. Nuk mundemi”, tha Presidenti Trump.

    Kujtojmë se Vance në Groenlandë zhvilloi një vizitë në bazën hapësinore të SHBA-ve të vendosur në këtë territor. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark